Site icon Telegrafi

Djaloshi deshi t’i bënte përshtypje një vajze, e pësoi keq (Video)

Një kamerë celulari ka kapur momentin kur një djalë ishte përpjekur për t’i bërë përshtypje një vajze, duke rrëshqitur poshtë shkallëve lëvizëse, rrëzohet dhe thyen krahun e tij.

Videoja fillon me vajzën, mbathur me këpucë me taka të larta dhe duke provokuar djaloshin, rrëshqet poshtë shkallëve lëvizëse, përcjell Telegrafi.

Duke tentuar që të mos mbetej mbrapa, djaloshi përpiqet që të bëjë të njëjtën gjë, duke e vendosur trupin mbi parmakun e shkallëve.

Por siç duket, “i dehur” nga zeshkania, ai humb “balancin” dhe rrëzohet poshtë, ku edhe thuhet se e kishte thyer krahun. /Telegrafi/

Exit mobile version