Telegrafi

Djaloshi me autizëm gjen paqe vetëm tek qeni (Foto/Video)

Një djalë me autizëm, i cili nuk lejon ta prek apo përqafojë askush, ka arritur të krijojë një lidhje të veçantë me qenin e tij.

5-vjeçari Kainoa Niehaus ka udhëtuar nga Japonia në Ohio për të marrë qenin tek qendra “4 Paws For Ability”.

Vogëlushi ka pritur dy vite për të marrë qenin dhe ka fluturuar me mijëra milje për të takuar atë.

Nëna e tij Shanna ka ndarë këtë foto të djalit të saj duke pushuar kokën tek qeni Tornado, transmeton oranews.

“E shihni këtë moment? Nuk kam përjetuar asnjëherë një të tillë”, shkroi ajo poshtë postimit në Facebook.