Telegrafi

Djaloshi 8-vjeçar vjedh kamionin!

Djaloshi vendosi të nisej për një vozitje qejfi, pasi që gjeti një kamion me çelësa në të, në një parking para një godine në ndërtim e sipër.

Ai është parë nga banorët vendas dhe është kapur më vonë nga policia në Chorley, Lancashire të Anglisë.

Pasi që është tepër i ri për tu dënuar ai shpëtoi me një qortim për prindërit e tij, raporton revista britanike The Sun.

Përfaqësuesi komunal Nigel Evans ka thënë: "Tetëvjeçarët duhet të luajnë me makina të plastikës, e jo të vjedhin makina të vërteta".