Site icon Telegrafi

Djaloshi 8-vjeçar shpëton të atin 130 kilogramësh

Pasi ishte zhytur në ujë bashkë me babanë e tij Jason, ai e kishte goditur atë pa dashje me bërryl në kokë, dhe babai i tij e kishte humbur orientimin.

Cameron kishte kuptuar se duhej të vepronte me shpejtësi. “U frikësova tej mase kur pashë se ai u zhduk nën ujë. E kapa me shpejtësi dhe ia mbaja kokën mbi ujë, ndërsa ngadalë afrohesha te këndi i pishinës”, ka thënë Cameron.

Në fund ai kishte arritur të nxirrte Jasonin nga uji, duke e mbajtur atë për këmbë. Më pas ai i kishte dhënë frymëmarrje artificiale, ndërsa babai ishte këndellur.

Cameron thotë se ishte munduar tej mase, pasi që babai i tij ka goxha peshë. /Telegrafi/

Exit mobile version