Site icon Telegrafi

Djaloshi 8-vjeçar shpallet si fituesi më i madh nga Youtube në vitin 2019 nga revista Forbes

Një djalë 8-vjeçar që ka një kanal në Youtube duke luajtur me lodrat e tij është emëruar nga revista Forbes si fituesi më i madh i kësaj platforme në vitin 2019, transmeton Telegrafi.
Ryan Kaji, kanali i të cilit Ryan World ka 22.9 milionë abonentë, fitoi 26 milionë dollarë në vitin 2019, dhe kjo bëri që ai të shpallet si më i fituari në YouTube.
Revista vlerëson se 10 fituesit më të lartë në YouTube sollën gjithsej 162 milionë dollarë midis 1 qershorit 2018 dhe 1 qershorit 2019. /Telegrafi/
Exit mobile version