Site icon Telegrafi

Djaloshi 7-vjeç ngec në baltë për 40 minuta, rojet bregdetare e shpëtojnë (Video)

Ky është momenti kur një djalë 7-vjeç shpëtohet nga një rojet bregdetare, pasi kishte ngecur në baltën e plazhit për më shumë se 40 minuta.

Ai kishte ngecur me këmbë në baltë derisa po vraponte në drejtim të plazhit në Somerset, transmeton Telegrafi.

Në momentin që kishte shkelur në rërë, ai kishte menduar se gjithçka është në rregull, por duke vazhduar ecjen në një moment i ngecën këmbë në baltë dhe kështu u dorëzua dhe u ul duke pritur ndihmën.

Rojet bregdetare menjëherë u nisën me barkë në drejtim të vogëlushit, i cili kishte këmbët e futura thellë në baltë dhe mezi arriti të ngritet në këmbë.

Por, për fat të mirë ata arritën ta hipin në barkë dhe ta kthejnë tek prindërit e tij, që nuk guxonin t’i afroheshin nga frika se edhe ata mund ta kenë fatin e njëjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version