Mjekët gjermanë mbetën të habitur kur në zorrët e një 4-vjeçari, gjetën një byzylyk magnetik me 18 topa të vogël magnetik.
Mjekët fillimisht dyshonin se shkaku i dhimbjes së madhe në bark mund të ketë qenë zorra qorre, por e vërteta doli në shesh, kur u kuptua se 4-vjeçari kishte përpirë byzylykun magnetik, raporton RTL.
Në fakt, 4-vjeçari ishte dërguar me urgjencë në spital, pasi për dy ditë rresht ishte ankuar për dhimbje të mëdha në bark, të vjella të vazhdueshme dhe konstipacion, transmeton Telegrafi.
Mjekët në fillim dyshonin se mund të bëhej fjalë për ndezjen akute të zorrës qorre. Megjithatë skaneri tregoi se në zorrët e tij gjendej një mjet “që kishte pamjen e një byzylyku”.
Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale pasoi një shok tjetër. Doli se 4-vjeçari kishte gëlltitur 18 topa të vogël magnetik që kishin formën e një byzylyku.
Mjekët dyshojnë se ai i kishte gëlltitur topat magnetik një nga një në periudha të ndryshme kohore, dhe se ato me kalimin e kohës janë ngjitur në zor duke marrë formën e një byzylyku që blloku zorrët e tij.
Mjekët me laparaskopi arritën t’ia heqin 18 topat magnetik, e operacioni ka zgjatur me orë të tëra. Ndërkaq pas gjashtë ditësh qëndrim në spital, djaloshi është liruar. /Telegrafi/