Site icon Telegrafi

Djaloshi 3-vjeçar merr patentë-shofer për motoçikletë

Djaloshi po ashtu ka marrë edhe një leje të posaçme, një lloj patentë-shoferi, nga gjyqi në Indi, në mënyrë që të mund ta drejtojë motoçikletën nëpër shkretëtirë.

"Ai është vozitës më i sigurt se shumë vozitës të rritur që kam njohur”, ka thënë me krenari babai i Azeemit, Shantanu nga New Delhi.

"E ulja përapra në motoçikletën time dhe ai çdoherë ma rrëmbente timonin. Një ditë ai do të jetë garues profesionist, jam i bindur në këtë”, ka thënë babai i tij.

Por Azeem, i cili muajin e ardhshëm mbush 4 vjet, nuk e ka të lejuar të drejtojë i vetëm motoçikletën në rrugët magjistrale. “Natyrisht, nuk do të lejojë që ai i vetëm të vozisë rrugëve të ngarkuara. Unë i besoj Azeemit, por jo edhe shoferëve të tjerë”, ka thënë ai.

Dhe, natyrisht babai krenar tashmë e ka në kokë se çfarë motoçiklete do t’i duhej djaloshit të tij, pas disa vjetësh. “Ajo çfarë ai dëshiron është një motoçikletë Harley Davidson, por duhet të pres edhe disa vjet për këtë gjë”.

Exit mobile version