Spencer Rollyson thotë se nuk mendoi shumë kur përjetoi simptoma të buta të coronavirusit në maj. Javë më vonë, sëmundja thuajse i mori jetën.
“Asnjëherë nuk kam menduar se si 21-vjeçar do të isha në prag të vdekjes”, tha ai, raporton CNN.
Fillimisht, infeksioni dukej ashtu si gripi ose ftohja, tha ai, dhe simptomat zgjatën për disa ditë.
“Rreth një javë e gjysmë, dy javë më vonë, unë fillova të ndjehem keq”, tha ai.
Rollyson tha se shkoi në dhomën e urgjencës me ethe dhe mjekët kryen disa teste, duke përfshirë rrezatimin e gjoksit dhe skanimet CT për të gjetur problemin, transmeton Telegrafi.
“Kjo është kur gjithçka filloi të mbyllet”, pohoi Spencer dhe shtoi se “Në dy ditë, trupi im shpejt ra”.
Përvoja shqetësuese e të riut ilustron një pikë që ekspertët shëndetësorë kanë theksuar kur bëhet fjalë për coronavirusin në grupe të reja njerëzish.
Gjersa shumë pacientë duket se kalojnë nëpër infeksione pa simptoma, ende nuk po mund të tregohet se si individët do të reagojë ndaj virusit.
Rollyson tha se mjekët i thanë që trupi i tij shkoi në gjendje hiperaktive duke u përpjekur të luftonte coronavirusin para se të pësonte dështim të zemrës dhe dështim të frymëmarrjes akute.
Edhe pse kanë kaluar disa javë nga shërimi, rrahjet e zemrës së Rollysonit ende monitorohen dhe ai është ende në ilaçe për presionin e gjakut. Ai thotë se mjekët i kanë thënë që barnat duhet t’i marr edhe për të paktën një vit.
“Pothuajse më morri jetën një muaj më parë”, tha ai. “Pra, nuk është diçka për të luajtur me të. Për të qenë më të sigurt, vendsni maskat dhe lani duart”, përfundoi 21-vjeçari. /Telegrafi/