Në mungesë të mjeteve financiare, familja e Ermir Bajramit nga fshati Mihaliq të Vushtrrisë, kërkon mbështetjen materiale nga njerëzit e vullnetit të mirë për shërim të të birit.
Ermiri vuan nga një sëmundje që po ndikon që ai ta humb imunitetin dhe të bie në peshë vazhdimisht.
Të riut nga Vushtrria i është sugjeruar trajtim mjekësor jashtë Kosovës pasi që trupi i tij shumë shpejt mund të mbetet i palëvizshëm.
Familja e Ermirit po pret që t’i grumbullojë mjetet e nevojshme që nesër menjëherë ta dërgoj për trajtim në Beograd.
Ata jetojnë në kushte shumë të rënda ekonomike, gjë e cila e pamundëson që trajtimi mjekësor të mbulohet nga xhepi i familjes.
Njerëzit e vullnetit të mirë mund ta kontaktojnë prindin e Ermirit, Arsim Bajrami në numrin e telefonit: 044 – 414 – 835.
Të interesuarit mund të ndihmojnë atë edhe përmes xhirollogarisë së mëposhtme: