Site icon Telegrafi

Djaloshi 13-vjeçar derisa pozonte me revole në dorë aksidentalisht qëllon veten për vdekje, ngjarja transmetohet live në Instagram (Foto/Video)

Një djalë 13-vjeçar derisa po pozonte me revole në dorë para kamerës aksidentalisht ka vrarë veten, kurse gjithë këtë ngjarje të tmerrshme e kishte transmetuar live në Instagram.

Malachi Hemphill nga Forest Park i Georgias së Shteteve të Bashkuara, kishte hedhur mbeturinat në kontejner dhe më pas ishte kthyer në dhomën e tij, kur nëna e tij dëgjoi të shtënat, transmeton Telegrafi.

Shaniqua Stephens dhe bija e saj kishin thyer derën e dhomës, ku kishin gjetur adoleshentin e shtrirë në tokë i mbuluar nga gjaku.

Nëna e ti kishte pranuar se kishte dëgjuar të shtënat nga dhoma e saj, dhe se menjëherë kishte vrapuar tek e bija për ta parë se çfarë po ndodhte.

“Kemi thyer derën dhe aty e gjetëm Malachi të shtrirë në tokë i mbuluar nga gjaku”, ka deklaruar ajo.

Por motra e tij e kishte vërejtur se telefoni i vogëlushit kishte qenë i ndezur, dhe se vetëvrasjen e kishte transmetuar live në Instagram.

Edhe pse ishte dërguar me urgjencë në spital në Atlanta, ai nuk i kishte mbijetuar plagëve të marra. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version