Merrick Hanna, një konkurrent 12 vjeçar në America’s Got Talent, i ka mahnitur anëtarët e jurisë dhe publikun me aftësinë e tij për të treguar një ngjarje me anë të vallëzimit.
Natyrisht se duhet t’i përmbani emocionet derisa e shikoni vallëzimin e ndjeshëm të djaloshit.
https://www.youtube.com/watch?v=8m6HE77atjk
Pasi mori duartrokitjet dhe brohoritjet e merituara, madje edhe anëtarët e jurisë (së përbërë nga Simon Cowell, Heidi Klum, Mel B dhe Howie Mandelu) çuan në këmbë për ta nderuar.
Cowell i tha Merrickut se do t’i pëlqente që ta shihte atë duke vallëzuar në videot muzikore të artistëve të tij dhe se do t’ia tregonte videon kompanisë incizuese.
Djaloshi ka thënë se vallëzimin e ka mësuar nga gjyshja e tij, e cila përkundër se është 80 vjeçare vazhdon të vallëzojë nga katër orë në javë. /Telegrafi/