Një djalë 12-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në Republikën e Irlandës, ku dyshohet se ai drejtonte makinën e prindërve të tij.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, makina u përplas me një kamion pranë fshatit Adare, County Limerick, të premten.
Djaloshi, prindërit e të cilit thuhet se janë polakë, ishte i vetëm në makinë.
Shoferi i kamionit, një burrë rreth të 40-tave, nuk u lëndua, por mësohet se është në gjendje shoku.
Policia irlandeze, Gardai ka rrethuar vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminime mjeko-ligjor.
Ata po bëjnë apel për dëshmitarë. /Telegrafi/