Site icon Telegrafi

Djaloshi 12-vjeçar kapi një peshk që peshon pothuajse po aq sa ai

Një djalë në klasën e shtatë ishte duke peshkuar në Liqenin Tawakoni muajin e kaluar kur arriti të kapte një peshk vërtetë të madh. 

12-vjeçari Cade Childress dhe babai i tij Shiloh shpejt kuptuan se kishin kapur një mustak blu rekord në atë pjesë të Teksasit.

Shiloh premtoi ta merrte djalin e tij për të peshkuar për Krishtlindje, por vetëm në mars ai i përmbushi dëshirën dhe dyshja arritën të kapnin një mustak me peshë të madh.

Gjegjësisht, Cade peshon rreth 38.5 kilogramë, ndërsa mustaku në peshore tregoi gati 33 kilogramë, që është rreth 3 kilogramë më shumë se rekordmeni i mëparshëm i kapur në të njëjtin liqen në vitin 2019.

Fotot u postuan në Facebook dhe kënaqën shumë persona. /Telegrafi/

Exit mobile version