Site icon Telegrafi

Djaloshi 11-vjeçar, qëllon mësuesen e tij për vdekje dhe plagos katër nxënës para se të vriste veten në Meksikë

Një djalë 11-vjeçar ka hapur zjarr në shkollën fillore në veri të Meksikës, duke vrarë mësuesen e tij dhe duke plagosur katër nxënës të tjerë para se të kryente vetëvrasje, thonë zyrtarët vendas. 

Një motiv i mundshëm nuk dihej menjëherë, transmeton Telegrafi.

Incidenti ndodhi rreth orës 7:30 të mëngjesit me kohën lokale kur zjarri u raportua në Kolegjin Cervantes në Torreón, një qytet në shtetin verior të Meksikës, Coahuila.

Detajet rreth ngjarjes nuk dihen ende.

Kryetari Jorge Zermeño Infante tha se nxënësi 11-vjeçar po mbante dy armë kur hapi zjarr në shkollën e tij.

Katër nxënës të tjerë ë u plagosën.

Shërbimi i urgjencës u nis në vendin e ngjarjes ndërsa familjet furishme u mblodhën jashtë shkollës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version