Telegrafi

Djaloshi 11-vjeç, vodhi autobusin urban për të bërë xhiro në qytet (Foto)

Në Ingolstadt të Gjermanisë, një djalë 11-vjeçar e ka gjetur një autobus të hapur që i kishte çelësat brenda.

Autobusi që ishte dërguar për disa riparime, fëmija i paemëruar e ka nxjerrë nga parkingu dhe ka dalë në rrugë të hapur, transmeton Telegrafi.

Gjatë rrugës, ai është ndalur në stacion ku i ka marrë tre pasagjerë. Këta të fundit kanë hipur në autobus, dhe nuk e kanë pasur idenë se makina e transportit publik po vozitet nga një fëmijë.

Por, një person që ishte në stacion e ka vërejtur autobusin që lëvizte në mënyrë të dyshimtë, dhe pasi e ka parë kush e drejtonte e ka lajmëruar policinë.

Pasi është ndaluar, ai u dërgua te familjarët ku ka treguar për ‘dashurinë e madhe për autobusë’, dhe e ka pranuar tërë rastin.

Për fat të mirë, nuk raportohet ndonjë aksident, pos disa gërvishtjeve në pjesën e përparme të automjetit. /Telegrafi/