Telegrafi

Djaloshi 1-vjeçar vdes pasi babai i tij në Ohio e la qëllimisht në makinë të nxehtë

Një baba nga Ohio përballet me akuzat për vdekjen e djalit të tij 1-vjeçar pasi ai e la me dashje fëmijën në një makinë të nxehtë, tha policia.

Në një postim në Facebook, shefi i policisë së Filadelfias së Re, Michael Goodwin, thotë se fëmija fillimisht u soll pa reagim në dhomën e urgjencës nga babai i tij, 19-vjeçari, Landon Parrot.

“Gjatë hetimit fillestar, detektivët gjetën informacione jokonsistente që jepeshin nga babai”, shkruan shefi Goodwin.

Kur hetuesit e “përballën” Parrotin me mospërputhjet në historinë e tij, policia thotë se ai u tha atyre se çfarë ndodhi.

“Fëmija ndërroi jetë pasi u la në makinë pa mbikëqyrje për afërsisht 5 orë, me një temperaturë të jashtme prej 30 gradë Celsius”, sipas Goodwin.

“Gjatë intervistës duket se kjo nuk ishte një çështje që fëmija ishte harruar aty brenda, por ishte një veprim i qëllimshëm në mënyrë që fëmija të mos ishte një shqetësim gjatë qëndrimit në shtëpi”. /Telegrafi/