Telegrafi

“Djalli nga pluhuri” është paraqitur në një punishte (Video)

Kjo “tornado” e lartë rreth tridhjetë metra, është sjellë për një kohë dhe më pas është zhdukur.

Ekspertët e tornadove kanë thënë se kjo është bërë e mundur, pasi pluhuri që ka qenë në tokë është nxehur shumë, transmeton Telegrafi.

Më pas, rrymat e ajrit e kanë ngritur lart, duke e bërë bashkë me ajrin e nxehtë që ndodhet sipër.

“Nuk janë të rralla këto fenomene. Krijohen dhe zhduken shumë shpejtë”, kanë thënë ekspertët.

Meqenëse përbëhen kryesisht nga pluhuri, këto lloj tornado po quhen si “djalli nga pluhuri”. /Telegrafi/