Site icon Telegrafi

Djali sulmon babanë në Lipjan

Foto: Ilustrim

Një person i kombësisë serbe është sulmuar fizikisht nga djali i tij, me ç’rast ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:20, në Lipjan.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekut ka lëndime të lehta”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version