Dukuria e fotografimit të votës dhe publikimi i saj në rrjetet sociale ka vazhduar të ndodhë sot në Mitrovicë.
Edon Ujkani, djali i zyrtarit të lartë të AKR-së në Mitrovicë, Jeton Ujkani, ka fotografuar votën e tij, duke hedhur në Snapchat me ç’rast uron fitoren e Agim Bahtirit për kryetar të komunës.
Ndryshe, Jeton Ujkani, zyrtar i lartë i AKR-së në Mitrovicë, ishte drejtor i Prokurimit në qeverisjen e Agim Bahtirit, dhe njëkohësisht kandidat për Asamble Komunale të Mitrovicës nga radhët e AKR-së. /KP/