Site icon Telegrafi

Djali vret babanë dhe plagos nënën

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Kamëz, ku djali ka qëlluar me armë mbi babanë dhe nënën e tij.

Policia bën të ditur se është njoftuar për ngjarjen rreth orës 11:20 të ditës së sotme, për të shtëna me armë në Bathore.

Sipas policisë, dyshohet se shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati,shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeç, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar shtetasin 21 vjeçar gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Nga të dhënat e parë, 21-vjeçari nuk ishte një tip problematik dhe dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas një zënke të çastit mes djalit dhe babait të tij, ndërsa nëna ishe futur për t’i ndërë, ku mbeti edhe e plagosur.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT Model 56. /Telegrafi/

Exit mobile version