Site icon Telegrafi

Djali i “Vejushës së Bardhë” të ISIS-it është vrarë në të njëjtin sulm që vrau nënën e tij (Foto)

Djali i rekrutueses së ISIS-it, Sally Jones, u vra në të njëjtën sulm ajror që vrau nënën e tij, ka pohuar një burim i inteligjencës, shkruajnë mediat britanike.

Po sipas tyre, përcjell Telegrafi, Joe “JoJo” Dixon, i moshës 12 vjeçare, besohet të jetë hedhur në erë nga një sulm i SHBA-ve me dron, i urdhëruar nga Pentagoni.

Mamaja e tij – e njohur si “Zonja Terror” dhe “Vejusha e Bardhë” – ishte një nga rekrutuesit më të kërkuar të ISIS-it në botë.

Me origjinë nga Kent, Angli, ajo thuhet se rrëmbeu djalin e saj dhe e çoi në Siri, ndërsa ajo u largua me burrin e saj Junaid Hussain.

Jones u bë gruaja më e kërkuar e Britanisë dhe dyshohet se ishte përfshirë në një komplot për të vrarë Mbretëreshën.

Dhe djali i saj ishte indoktrinuar pafuqishëm, madje përdorej edhe në videot e tyre të propagandës ku ai ekzekutoi një luftëtar kurd.

Raportet nga inteligjenca siriane kishin pohuar se JoJo ishte ende gjallë, por ai tani është thënë se është vrarë në të njëjtën sulm ajror që vrau nënën e tij, në qershorin e kaluar.

“99.9% është e sigurt se të dy u vranë”, ka thënë një burim për mediat e huaja.

JoJo u rekrutua në ushtrinë e ISIS kur ai u kthye në dhjetor të vitit 2016, duke e dërguar atë për trajnim në Sirinë veriore.

Ai ishte trafikuar mizorisht nga shtëpia e tij në Britani, nga mamaja e tij, 49 vjeçe dhe ishte marrë për të jetuar me ISIS-in.

Ajo është deklaruar të ketë udhëhequr një grup të rekrutuesve të xhihadit që flasin anglisht dhe të njohur si Legjioni ose Raqqa 12. /Telegrafi/

Exit mobile version