Donald Trump është një dashamir i golfit, ndërsa duket se edhe djali i vogël i tij, Barron, është tifoz i madh i një sporti tjetër britanik.
11-vjeçari është fotografuar në Shtëpinë e Bardhë teksa ka të veshur një fanellë të Arsenalit.
Fotografia është publikuar në Twitter nga DJ Dana McKay, e cila ka treguar se atë e kishte bërë burri i saj gjatë Pashkëve.
Nuk dihet se prej kur është bërë Barron tifoz i Arsenalit, mirëpo përfaqësues të DC United janë takuar me djalin e presidentit për të shikuar talentin e tij në këtë sport.
“Ai kishte shumë njohuri për futbollin, dinte për DC United dhe ishte i interesuar për të ditur më shumë”.
“Është një gjë e mirë kur një i ri ka pasion për lojën dhe ka informacion dhe mund të bisedojë me ne për futboll”, ka thënë njëri prej përfaqësuesve të DC United. /Telegrafi/