Site icon Telegrafi

Djali trevjeçar, hafëzi më i ri në botë

Edhe pse ai nuk di të lexojë ndonjë fjalë të shkruar, vetëm e vetëm për shkak të moshës, Farih Abdur-Rahman pa kurrfarë problemi e ka mësuar Kuranin, në saje të dëgjimit të tij, ndërsa ai e përsosi vetinë e tij duke i përsëritur në vazhdimësi ajetet Kuranore, kurse ai ende asnjë herë të vetme nuk ka shkuar në xhami.

Nëna e Farih Adbur-Rahman thotë se ajo gjatë shtatzënisë dëgjonte rite fetare, ndërsa shkencëtarët pohojnë se atë që bën nëna, ndikon drejtpërsëdrejti në fetus. Edhe babai i vogëlushit, Muhammed Farih mendon ashtu si shkencëtarët.

Ky është rasti i parë që një fëmijë në moshë të tillë mëson Kuranin përmendesh, duke parë zhvillimin e hovshëm të teknologjisë dhe rrjedhave të zhvillimit socio-ekonomik. /Telegrafi/
 

Exit mobile version