Në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll, një mbrojtës i ri me një mbiemër shumë të njohur në shpinë ka shënuar golin e parë këtë fundjavë.
Adria Vilanova, djali i ish trajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova, i cili kishte ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë, ka shënuar gol për klubin e tij të ti Hercules përballë Peralada në fitoren 3-2.
Në vitin 2014 babai i lojtarit tani 20 vjeç, kishte ndërruar jetë, ndërsa ai festoi me duar lartë golin e tij.
Në fakt ka qenë një sezon jo i lehtë për Vilanova, i cili ishte larguar nga Barcelona B.
Të dielën ishte ndeshja e parë për trajnerin Gustavo Siviero, i cili vendosi që ta aktivizojë mbrojtësin.
Lojtari është i fokusuar te futbolli dhe këtë e dëshmon edhe fakti që pas ndeshjes ai nuk ka dhënë deklaratë për media.
Ai kishte debutuar edhe te Barcelona në një ndeshje ndaj Elches.
Vilanova i tri është zhvilluar si futbollistë në akademinë e klubit të Barcelonës. /Telegrafi/