Nëse e ke mbiemrin Totti, atëherë vëmendje në çdo stadium ku luhet futboll është e natyrshme.
Këtë do ta ketë vënë re edhe fëmija i parë i Francescos, Cristian, i cili ka marrë pjesë në turneun “Liga Promises”, që është zhvilluar në Tenerife dhe që i dedikohet lojtarëve U-12.
Në këtë turne marrin pjesë skuadra, si Juve, Inter, PSG, Barcelona, Roma dhe shumë të tjera.
Aventura e Totti Jr., i cili ka mbushur 12 vjeç në nëntor dhe që mban numrin 9, nuk ka shkuar shumë mirë.
Debutimi i tij ndërkombëtar, në fakt, është prishur nga humbjet 4-0 të pësuara kundër Villarreal dhe Barcelona.
Ai me Romën ka fituar vetëm kundër Alaves 2-1.
Gjithsesi, paraqitja e Tottit është vlerësuar nga La Liga, që në profilin zyrtar në Twitter ka shkruar: “Bëmë baba të të ngjaj. Futbolli rrjedh në venat e tij”. /Telegrafi/
Like father, like son… football runs in Christian Totti’s veins! ???#LaLigaPromises pic.twitter.com/qa4ATadB7H
— LaLiga (@LaLigaEN) December 28, 2017