Telegrafi

Djali i ‘Supermenit’ shfaqet ‘live’ në një emision televiziv – por ‘kishte harruar’ të vishte pantallonat

Një reporter i Good Morning America u bë hit në rrjetet sociale pasi u shfaq në emisionin pa pantallona.

Ai, siç edhe mund të shihet, duket plotësisht i pavetëdijshëm se këmbët e tij të zhveshura dhe pantallonat e shkurtra mund të shiheshin në kamera, përcjell Telegrafi.

Will Reeve, i cili është djali i yllit të ndjerë “Supermen” Christopher Reeve, u paraqit nga shtëpia e tij të martën në mëngjes, gjatë së cilës ai diskutoi një iniciativë të re që do të shohë që dronët të përdoren për të dhënë receta për të moshuarit.

Sidoqoftë, shumë shikues e panë veten “të pa aftë” të përqendroheshin në rrëfimin e tij pasi u bë shumë e qartë se Will, 27, ishte pa pantallona – pavarësisht se kishte një xhaketë gri dhe këmishë blu. /Telegrafi/