Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.
Rasti ka ndodhur të hënën në ora 23:51.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale në shtëpi i kishte sulmuar fizikisht dy prindërit e tij K/shqiptarë, të cilët nuk kishin pësuar lëndime”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/