Site icon Telegrafi

Djali sulmon nënën në Vushtrri

Një femër është sulmuar nga djali i saj, ndërsa pas ndërhyrjes së burrit (babait), edhe ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 9:45, në Vushtrri.

“Viktima femër  është sulmuar nga djali i saj. Në rast është përfshirë edhe burri i viktimës, i cili ka pësuar lëndime trupore për të cilat lëndime i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version