Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në Gjilan. Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës 21:00.
Personi i sulmuar në këtë incident është babai, ndërsa sulmuesi djali.
Sipas Policisë, incidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një kontesti pronësor.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.
Policia në njoftimin e saj të përditshëm njofton se viktima e këtij rasti ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe rastin po e trajtojn si “lëndim i lehtë trupor/dhunë në familje”.