Dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti në një rrëfim ekskluziv për Klan Kosovën, ka treguar se si janë kryer vrasjet e disa prej zyrtarëve të lartë menjëherë pas luftës.
Gjatë rrëfimit të tij ai ka përmendur edhe vrasjen e ish deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj.
Lidhur me deklaratat e tij ka reaguar Shpëtim Hajdaraj, djali i të ndjerit Smajl Hajdaraj.
“beeeeeeep-at tendencioz të Batonit do ti ndriçojë vetëm Gjykata Speciale. Kot është “lufta” ndaj saj.”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/