Shpëtim Hajdaraj, djali i deputeti të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Smajl Hajdaraj, ka përkujtuar babin e tij në 17 vjetorin e vrasjes.
Shpëtimi përmes një postimi në Facebook ka thënë se mos-zbardhja e vrasjes së babait të tij, është një padrejtësi dhe një marrëzi që është duke zgjatur.
Postimi i plotë:
E enjte , 17 janar 2002
E enjte , 17 janar 2019
17 vite…
EDHE SA do zgjasë kjo marrëzi e padrejtësi??
Ne nuk do heqim dorë asnjëherë. Ashtu siç ishe edhe ti , në luftën tënde të drejtë.
Nuk patën shansë me u përballë para teje as me përkushtim , as me atdhedashuri , as me profesionalizëm , as me argumente , as me paraardhës ,…
Të ndalën vetëm me vrasje në pusi , tradhti e terr – ashtu siç bëjnë të ligjet,kriminelët e tradhtarët.
(Foto) Smajl Hajdaraj , nisje për Kuvend , janar 2002. /Telegrafi/