Telegrafi

Djali i Simeones vendos rekord sezonal në Serie A (Video)

Genoa ka humbur ndaj Palermos me rezultat 3-4.

Në këtë takim më i miri ishte djali i Diego Simones, Giovanni Simeone, i cili po befason të gjithë me formën e mirë.

Sulmuesi argjentinas ishte pjesëmarrës në të gjithë golat e Genoas në këtë takim, ishte golashënues tek dy të parët dhe asistoi te i treti.

Me gjashtë golat e tij në këtë sezon 21-vjeçari bëhet lojtari më i ri që shënon së paku gjashtë gola në sezonin 2016/17 në Serie A. /Telegrafi/