Telegrafi

Djali shpëtoi nënën me një reagim të shpejtë

Djali shpëtoi nënën e tij me një reagim të shpejtë

Shumë herë dëgjojmë se prindërit do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur fëmijët e tyre dhe kemi gjetur prova që fëmijët mendojnë në të njëjtën mënyrë.

Nëna e djalit të vogël po pastronte tendën. Në një moment, shkalla i ka rrëshqitur dhe ka rënë në dysheme, duke e lënë të varur në ajër, duke u kapur me duar pas tendës.

Djali i vogël i tronditur ndalon së luajturi dhe shikon nënën e tij duke bërtitur nga frika, më pas mblidhet dhe i kërkon që ta ndihmojë.

Djali i përgjigjet menjëherë urdhrit dhe vrapon drejt shkallës. Përpiqet t’i ngrejë sepse janë shumë të rënda për të, por ia del dhe ia kalon nënës dhe i mban derisa e kupton që rreziku ka kaluar.

Shikoni videon që ka grumbulluar 20.5 milionë shikime.