Telegrafi

Djali me shokë kopjojnë festimin e Ronaldos gjatë pozës me të (Foto)

Festa e Cristiano Ronaldos në derbin kundër Atletico Madridit ishte e veçantë.

Superylli i Real Madridit realizoi het-trik në atë ndeshje, ndërsa mori një pozë mjaft interesante para kamerës në festën e tij pas golit të dytë të shënuar.

Dhe është e natyrshme se çdo gjë që bën ai, bëhet hit në botë, ndërsa edhe tifozët më të vegjël ndjekin shembullin e tij.

Lexo po ashtu Festimi i ri i Ronaldos që po bën gjiron e botës, e po irriton kundërshtarët (Video/Foto)

Kështu, Ronaldo ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, pjesë e të cilës është djali i tij dhe shokët e tij, të cilët kanë bërë të njëjtën pozë me të.

“Djemtë po bëjnë shaka me mua”, ka shkruar portugezi në përshkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Poza që po bën xhiron e botës…