Site icon Telegrafi

Djali i Shkumbin Kryeziut, tani spiker lajmesh në KTV (Foto)

Producenti dhe këngëtari i njohur Shkumbin Kryeziu është baba i katër fëmijëve.

Në media thuajse gjithmonë ka rrëmbyer vëmendja vajza e tij Rozafa, e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Por, këtë herë vëmendje të veçantë ka marrë djali i tij Rrapi, veçanërisht për shikuesit e Kohavisionit.

Lexo po ashtu Çfarë po 'kurdisin' së bashku Leonora Jakupi dhe djali i Shkumbin Kryeziut? (Foto)

Kjo, pasi ai ka pak ditë që ka filluar punë si spiker i lajmeve në këtë televizion.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Shkumbini, përmes një fotografie të publikuar në Facebook, në mbishkrimin e së cilës shkruan: “Të shkoftë mbarë Rrap, suksese”.

Mesa duket dëshira e Rrapit për televizion, është e trashëguar nga babai i tij, i cili ndër vite njihet si një ndër këngëtarët dhe producentët më produktivë të programeve dhe videokasetave muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version