Piloti gjerman, Mick Schumacher dhe e dashura e tij, modelja Laila Hasanovic, kanë udhëtuar drejt Zvicrës për pushime.
Bukuroshja ka postuar fotografi në rrjetet sociale, në të cilat ata shfaqen duke ecur në mal, ndërsa fansat janë të gëzuar për lidhjen e tyre.
Ndryshe, çifti i njohur e konfirmoi lidhjen në muajin e kaluar.
Mick më parë ka qenë në lidhje me Justine Huysman, vajza e ish-shoferit norvegjez të garave, Harald Huysman.
Ndërkaq, Laila ka qenë në lidhje me biznesmenin gjerman, Alvaro Gellings, ndërsa para tij ka pasur romancë me lojtarin danez, Jonas Older Wind.
Modelja me origjinë boshnjake, ka lindur në Danimarkë. Në vitin 2019, ajo hyri në finalen e konkursit ‘Miss Universe Danimarka’, ndërsa është vazhdimisht e angazhuar me fushata të modës. /Telegrafi/