Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima femër, shqiptare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull shqiptar – djali i saj.
Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në njoftim.