Është arrestuar i dyshuari mashkull i komunitetit serb pasi që i njëjti duke shkelur urdhrin mbrojtës lëshuar nga Gjykata, ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Pas procedurave policore ndaj të dyshuarit prokurori me vendim ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.
Për shkak të gjendjes shëndetësore në konsultim me mjekun është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe gjendet nën përkujdesje të policisë. /Telegrafi/