Site icon Telegrafi

Djali i Ronaldinhos, Joao Mendes me mesazh emocionues për babanë e tij që u arrestua në Paraguai: Do të jemi bashkë së shpejti

Joao Mendes ia kë dërguar mesazh babait të tij Ronaldinhos nëpërmjet rrjeteve sociale, pas arrestimit të legjendës në Paraguai.

Ish-ylli i Barcelonës ishte arrestuar ditë më parë nga autoritetet paraguaiane shkaku i përdorimit të pasaportës fals së bashku me vëllaun e tij.

Mendes ka publikuar një foto me Ronladinhon në Instagramin e tij, duke lënë mbishkrimin: Do jemi bashkë së shpejti”.

Legjenda braziliane është aktualisht në paraburgim, e që mund të shpallet fajtor në lidhje me tentim të mashtrimit të autoriteteve me pasaportën false, duke vuajtur gjashtë muaj burg.

Lexo po ashtu Ronaldinho rrezikon gjashtë muaj burg për përdorimin e pasaportës false

Ish-futbollistit të Barcelonës dhe Milanit i është refuzuar lirimi me garanci nga gjykata, ashtu që ka vazhduar të qëndrojë i arrestuar.

Në mbajtje janë edhe tre njerëz të tjerë (një biznesmen që ua ka dhënë pasaportat dhe dy femra që besohet të jenë posedueset legjitime të pasaportave të falsifikuara). /Telegrafi/

Exit mobile version