Djali i Ronaldinhos, Joao Mendes, nënshkroi për Barcelonën në fillim të marsit.
Mendes, 18 vjeç, u ftua për një provë në janar dhe ai bëri mjaft përshtypje që Barcelona t’i ofrojë atij një marrëveshje deri në verën e vitit 2024.
Duke postuar në Instagram pas zyrtarizimit të lëvizjes, Mendes tha: “Shumë i lumtur dhe mirënjohës për mundësinë! Rroftë Barcelona”.
Ndërsa babai i tij, Ronaldinho, ishte jashtëzakonisht krenar për djalin e tij.
Ai ka uruar djalin e tij me një postim në Instagram, ndërsa në një event gala të Mundo Deportivo ka thënë: “Barcelona është pjesë e jetës sime. Kudo që shkoj e marr Barcelonën me vete. Me ardhjen e djalit tim në Barcelonë do të jem më i pranishëm se kurrë”.
Mendes është pjesë e ekipit U-19 në Barcelonë – dhe ai bëri debutimin e tij në Kupën Ndërkombëtare të Mesdheut të mërkurën.
Një video e shkurtër që tregon disa nga momentet kryesore të tij në lojë është shfaqur në rrjetet sociale.
🎥 Ronaldinho’s son
— Barça Spaces (@BarcaSpaces) April 6, 2023
Videoja e shkurtër është parë nga mbi një milion tifozë futbolli në Twitter. Mbështetësit e futbollit kanë komentuar videon dhe për fat të keq, shumë nuk janë impresionuar. /Telegrafi/