Njëmbëdhjetë ditë pasi efektivi i FNSH, Ardian Kodra, ra në krye të detyrës gjatë një operacioni për kapjen e një të kërkuari, djali i tij Suardi do të niste klasën e 10-të në gjimnazin “Oso Kuka” në Shkodër. Por nuk do ishte vetëm.
Ditën e parë të shkollës, më 13 shtator 2016, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e suprizoi duke e shoqëruar deri në klasë e duke i treguar mbështetje, për të cilën u prekën të dy.
Dhe jo vetëm.
Por Ditën e Verës supriza dhe mbështetja u rikëmbyen në kryeqytet.
Këtë radhë është ministri Tahiri ai që përmbyll detyrën e tij në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke shkuar në Panairin “Ditë e Hapur me Policinë e Shtetit” me një shoqërues të veçantë.
Pikërisht Suardi, djali i policit të vrarë, e surprizoi jo pak Tahirin duke e takuar, përqafuar dhe vendosur në xhaketë stemën “Ti Je Heroi Im”.
Për Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në periudhën Shtator 2013 – Mars 2017, nuk kanë qenë të rralla episodet e surprizave dhe përkujdesjes ndaj punonjësve të Policisë dhe familjarëve. /Tema/