Përfaqësuesja e Kroacisë e ka kaluar përsëri fazën grupore të Kampionatit Botëror, ndërsa mbështetje në Katar i ofron edhe futbollisti boshnjak, Miralem Pjanic.
Mesfushori, i cili luan për klubin e Pro League në Emiratet e Bashkuara Arabe, Sharjah, në javën e kaluar e ndoqi sfidën ndaj Kanadasë së bashku me sulmuesin e Interit, Edin Dzeko.
Ndërsa ditën e sotme (e diel) e ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilin shfaqet djali i tij nëntëvjeçar, Edin Pjanic, me fanellën e Kroacisë.
Video call between Pjanic, Del Piero and Pjanic’s son Edin ❤️ pic.twitter.com/jHbUod47ST
— JuveFC (@juvefcdotcom) December 4, 2022
Djali i tij ka qenë i shoqëruar nga legjenda e Juventusit, Alessandro del Piero, ndërkohë që ka biseduar me babanë e tij përmes një video-telefonate.
Dzeko dhe Pjanic gjatë karrierës kanë luajtur me futbollistë të shumtë kroatë, në mesin e tyre Mario Mandzukic, Marcelo Brozovic, Ivan Perisic, ashtu që ruajnë shoqërinë dhe mbështesin përfaqësuesen fqinje në turne të ndryshëm.
Kujtojmë që Kroacia ditën e nesërme (e hënë) nga ora 16:00 luan kundër Japonisë. /Telegrafi/