Çifti i famshëm Tolgahan Sayışmen dhe Almeda Abazi u martuan në vitin 2017, teksa djali i tyre Efehan erdhi në jetë pesë muaj më parë.
Së fundmi, mediat turke kanë raportuar për një lajm jo shumë të këndshëm për dyshen e njohur.
Bëhet fjalë për djalin e tyre, Efehan, i cili i është nënshtruar së fundmi një operacioni, shkruan CNN Turkey, transmeton Telegrafi.
Kjo ndërhyrje është bërë pasi u konstatua se djalit të çiftit i ishin shfaqur cistat dermoid.
Operacioni thuhet se ka përfunduar me sukses, dhe Efehan është në gjendje të mirë shëndetësore.
CNN Turkey gjithashtu shkruan se gjatë operacionit, Almeda nuk e ka përmbajtur për asnjë moment veten, duke qenë tejet e ngarkuar emocionalisht për gjendjen e të birit. /Telegrafi/