Julia ishte duke filmuar stërvitjen e saj, kështu që kapi momentin kur një i ri u përkul pas saj dhe i pikturoi të pasmet. Ajo iu afrua, dhe ai mohoi gjithçka. Pastaj ajo thirri stafin …
Influencesja i fitnesit Julia postoi një video në TikTok që tregon një të ri duke fotografuar vithet e saj ndërsa ishte duke ushtruar.
Julia ishte duke filmuar stërvitjen e saj, kështu që ajo kapi momentin kur i riu u përkul pas saj dhe e bëri një foto të pasmeve të saj, transmeton Telegrafi.
Regjistrimi është bërë në janar, dhe influencuesja e ka publikuar tani dhe i pyeti ndjekësit e saj se çfarë mendojnë.
@juliaapicwas honestly gonna post this on here when it happened but it was a bit too sensitive at the time lol. genuinely curious what you guys think♬ original sound – julia
Kjo video tashmë ka mbledhur mbi 17 milionë shikime, dhe Julia më vonë postoi një video tjetër në të cilën zbuloi se kishte njoftuar stafin e palestrës për problemin e saj.
Stafi i palestrës e paralajmëroi, dhe ai mohoi gjithçka dhe me zemërim u largua nga palestra. Julia pretendon se ai më vonë e gjeti atë në rrjetet sociale dhe i dërgoi asaj një mesazh.
“Kjo ngjarje ishte në janar. Pasi e postova videon në TikTok, djali e pa videon time dhe më kontaktoi. Ai mohoi gjithçka përsëri dhe më shkroi disa ofendime, dhe unë nuk iu përgjigja.Nuk e di nëse ai vazhdon të shkojë në atë palestër sepse unë nuk u paraqita atje pas kësaj. Mendova të heshtja dhe të mos bëja skenën, por kur pashë një vajzë tjetër që po afrohej, kuptova se duhej të reagoja”, shpjegon Julia më tej. /Telegrafi/