Djali i Pablo Escobar, Juan Pablo Escobar Henao, do të qëdrojë shumë shpejt në vendin tonë.
Kështu së paku ka konfirmuar një nga menaxherët e estradës, Jetmir Agaj, i cili duket se ka shoqëri me pasardhësin e një prej ikonave të mafias kolumbiane për të cilin janë realizuar shumë filma.
Ishte fillimisht vet i biri i Pablo Escboar ai që uroi ditëlindjen e Agaj me anë të një video mesazhi.
Djali i Pablo Escobar po qëndron në Evropë ku po promovon librin e tij “E vërteta e Pablo Escobar”, libër të cilin do ta promovojë së shpejti edhe në Kosovë.
Kjo është hera e parë që një i afërm i Pablo Escobar shfaqet publikisht duke pasur një relacion me një shqiptar.