Site icon Telegrafi

Djali i Osama Bin Ladenit: Do të hakmerrem ndaj SHBA-ve për vrasjen e babait tim

I biri i Osama Bin Laden-it ka kërcënuar me hakmarrje ndaj SHBA-ve për vrasjen e babait të tij.

Ai këtë kërcënim e ka bërë përmes një mesazhi audio të postuar online nga Al-Qaeda.

Hamza Bin Laden ka premtuar se do të vazhdojë luftën e grupit militant kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj në fjalinin e tij 21-minutësh me titull “Ne jemi të gjithë Osama”, sipas Site Intelligence Group.

“Ne do të vazhdojmë të ju godasim ju, duke vënë në shënjestër vendin tuaj dhe më tej, kjo si përgjigje për shtypjen ndaj popullit të Palestinës, Afganistanit, Sirisë, Irakut, Jemenit, Somalisë dhe pjesës tjetër të tokave myslimane që nuk i kanë mbijetuar repressionit tuaj”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version