Policia e Kosovës njofton se ka intervistuar të dyshuarin për sulm fizik ndaj babait të tij.
Në njoftim thuhet se një qytetar ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga djali i tij.
Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë, rreth orës 16 :50.
Sipas ankuesit, i dyshuari është konsumues i substancave narkotike.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.
I dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti po trajtohet si dhunë familjare /lëndim trupor. /Teleghrafi/