Site icon Telegrafi

Djali i Mijallkovit merret në pyetje për ngjarjet në Kuvend

Jordan Mijallko, djali i ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, për momentin ndodhet në stacionin policorë në Kisella Vodë, njofton Nova TV. Ai është thirrur të jep dëshmi për protestat e dhunshme në Kuvend më 27 prill, ku edhe ai vërehej si pjesë e turmës.

Djali i Mijallkovit është dashur të paraqitet në stacionin policor më 28 shtator, ndërsa sipas disa mediumeve nuk është paraqitur për shkak se ka qenë në udhëtim jashtë shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jordan Mijallkov është thirrur me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për krim të organizuar, e cila udhëheq hetimet për “të enjten e përgjakshme”./Telegrafi/

Exit mobile version