Jordan Mijallkov, djali i Sasho Mijallkov, nesër duhet të paraqitet në stacionin policor ku do të merret në pyetje për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Djali i ish-drejtorit të DSK-së është parë në radhët e para të protestuesve të cilët me forcë u futën në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
TV24 duke u thirrur në burime nga Prokuroria Publike njofton se për marrje në pyetje janë ftuar edhe Alen Zekirov dhe Bllazhe Petrevski, të cilët nesër duhet të paraqiten në stacionin policor./Telegrafi/